Zbulohen artistët që do përformojnë në koncertin e Malumës

Maluma po vjen në Shqipëri.

Këngëtari me famë botërore, Maluma, do të mbajë koncert me datë 14 Mars në Sheshin Nënë Tereza, Tiranë.

Lajmi ka gëzuar shumë fansat e tij, të cilët e presin që prej dy vitesh.

Burime për revistën “Who” kanë zbuluar se hapja e koncertit do të bëhet nga këngëtarë të njohur shqiptarë, konkretisht nga Ronela Hajati dhe Elgit Doda.

Kujtojmë se koncerti ishte parashikuar të bëhej në 14 mars të vitit 2020 por u shty për shkak të pandemisë.