Këngëtarja e njohur, Zaiminia Vasjari, është në muajt e fundit të shtatzënisë së dytë.
Bukuroshja kishte kohë që është shkëputur nga projektet muzikore dhe arësyen e zbuloi duke treguar se po bëhet nënë për herë të dytë.

Vasjari tregoi muaj më parë se po pret një djalë derisa ajo është nënë e një vajze.
Artistja është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe jo vetëm, si duket atë nuk po e mundojn dhe aqë këta muaj pasi është në lëvizje dhe po shtëtit vende të ndryshme.

Kështu, së fundi ka publikuar disa imazhe nga vizita e saj në muzeun arkeologjik të Durrësit.
Me barkun e rrumbullakosur derisa është shfaqur e lumtur ajo dukej edhe më e bukur.







