Zafir Berisha: Nisma do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme

Dorëheqja e Ramush Haradinajt, nga pozita e kreut të shtetit ka bërë që partitë (pozitë e opozitë), të nisin kalkulimet e tyre për koalicione parazgjedhore dhe përgatitjet për fushatë.

Një kalkulim të tillë e ka nisur edhe partia Nisma Socialdemokrate e cila në qeverisjen e kaluar kishte dhjetë deputetët.

Deputeti nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha në një prononcim për Ballkani.info ka thënë se kjo parti nuk e diskuton çështjen e kalimit të pragut në zgjedhje.

Sipas Berishës, Nisma do garojë e vetme dhe se do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme.

“Pragu nuk diskutohet, pretendimet janë të bazuara në punën që kemi bërë dhe i kemi më shumë se 10 deputetë. Nisma do të jetë pjesë e qeverisë dhe mazhorancës në të ardhmen, por ne jemi duke u përgatitur për me qenë edhe më të fuqishëm se deri tash. Si subjekt do të shkojmë vet në zgjedhje dhe presim të kemi mbështetje nga qytetarët edhe për faktin se priten vendime të mëdha për vendin pas zgjedhjeve dhe dihet një lidership i vendosur si dhe deputetë me kredibilitet që e dinë çka votojnë, jo ata që ishin deri tash që kanë votuar vendime që po rrezikojn perspektivën e vendit dhe funksionalitetin e shtetit”, ka thënë Berisha për Ballkani.info.

Kujtojmë se të gjitha kalkulimet politike kanë filluar ende pa u dhënë drita jeshile për zgjedhjet. /Ballkani.info

loading…