YouTube tërheq funksionin e mesazheve direkte

Funksioni i mesazheve direkt në platformën popullore të videove YouTube nuk rezultoi aq i volitshëm sa shpërndarja e videove, veçanërisht në platformat mobile.

Mbase për këtë arsye kompania ka vendosur ta vrasë plotësisht funksionin. Në faqen e suportit të Youtube thuhet se platforma e shpërndarjes së videove do të largojë funksionin e mesazhimit në 18 Shtator.

YouTube nuk komentoi rreth arsyeve të këtij vendimi por tha se do të fokusohej në përmirësimin e seksionit të komenteve të sajtit.

Le të shpresojmë që në të ardhmen të kemi mjete më të mira të moderimit të komenteve të YouTube.

Platforma vijon duke thënë se ju mund të ndani ende video direkt nga uebsajti duke klikuar ikonën “social network.” Nëse jeni në desktop mund të kopjoni dhe të ngjisni lidhjet e videove në aplikacionin e preferuar të komunikimit.

loading…