Foto

Ylli i “Stranger Things” Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi martohen fshehurazi

Është raportuar se Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi janë ‘martuar fshehurazi’.

Burimet e brendshme pretendojnë se ylli 20-vjeçar i “Stranger Things” dhe modeli 22-vjeçar, i cili është djali i Jon Bon Jovi, ‘lidhën kurorë fundjavën e kaluar’, sipas The Sun.

DailyMail.com ka kontaktuar përfaqësuesit e Brown dhe Bongiovi, shkruan DailyMail.

Sipas burimeve, Jon ishte aty si dhe prindërit e Millie.

“Millie dhe Jake i thanë në heshtje zotimet e tyre në Amerikë fundjavën e kaluar”, tha personi i afërt i çiftit.

“Ata po planifikojnë një ceremoni më të madhe në SHBA më vonë këtë vit, por tani ata janë martuar ligjërisht dhe kanë bërë të gjitha dokumentet.”

“Ishte një lidhje shumë private, romantike me familjen e tyre më të ngushtë me ta, ndërsa ata thanë betimet e tyre”, thanë burimet. /Telegrafi/