Flori Mumajesi
Ylli i filmave pornografikë po e pret fëmijën e Flori Mumajesit
Flori Mumajesi po e pret fëmijën e një pornostareje!
Emisioni ‘SevenBizz’ ka zbuluar nga burime të sigurta se ylli i filmave për të rritur, me prejardhje shqiptare, Alby Rydes, po pret fëmijën e kantautorit të njohur.
Ajo është tashmë në muajt e fundit të shtatzënisë dhe vazhdimisht po publikon fotografi me barkun e fryrë.
E burimet për ‘SevenBizz’ kanë thënë se fëmija që ajo po pret është pikërisht i Flori Mumajesit.
Ndërkohë edhe artisti i njohur me emrin Loco, me anë të një postimi ka uruar Albyn, duke shkruar: “Urime Alby, dëshiroj gjitha t’mirat po a s’pate mashkull ma t’mire me gjet veç Flori Mumajesi me ta fry barkun a”.
Madje, në rrjetin social Instagram, të dytë po e ndjekin njëri-tjetrin dhe Flori është i vetmi artist shqiptar që Rydes po ndjek.
Ndërsa e njëjta gjë nuk po ndodh mes Florit dhe Libertës, me të cilën ai ishte deri vonë në një lidhje.