Yjet zbulojnë pozën perfekte për të treguar këmbët seksi FOTO

2020 ishte viti kur personazhet e famshëm dhe jo vetëm, u detyruan që të stërviteshin në shtëpi, pasi shumicën e kohës palestrat ishin të mbyllura për shkak të pandemisë së Covid-19.

E si pasojë, edhe pozat e fundit për vitin 2020 për rrjetet sociale, janë bërë me disa përpjekje serioze. Madje femrat e njohura kanë treguar edhe pozën që tregon më bukur këmbët.

Dua Lipa dhe Pixie Lott janë vetëm dy nga yjet që kanë zbuluar pozën seksi “squat”, të cilën duhet që ta provoni edhe ju.

Këngëtarja e “New Rules” pozoi para një pasqyre dhe tregoi pjesën e pasme të saj. Ajo mbante veshur një fustan ngjyrë rozë dhe këmbët i dukeshin mjaft bukur.

Nga ana tjetër, 29-vjeçarja Pixie u shfaq e veshur me një fustan të bardhë dhe një palë çizme të gjata. Gjithashtu para saj kishte vendosur edhe një çantë të vogël.

Por pozës në fjalë nuk i rezistuan dot as vajza të tjera të suksesshme si Kylie Jenner,  Zara McDermott, Emily Ratajkowsk e të tjera.