Pasi i vranë dhe i persekutuan banorët e Republikës së Afrikës Qendrore, financuesi dhe udhëheqësi i mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka financuar xhirimin e një filmi propagandistik rus “The Tourist”, ku tentohet për t’i paraqitur mercenarët rusë si shpëtimtarë të këtij popullit të vuajtur Afrikan.
Pos financimit të filmit, mercenarët e Wagner kishin marr pjesë edhe në xhirimin e filmit, ku ishin paraqitur në rolet e instruktorëve rusë, role të cilat ishin dytësore.
Yevgeny Prigozhin, i njohur si manjati i ushqimit dhe njeri i besuar i Putin, në Rusi njihet me nofken “Kuzhinieri i Putinit”.

Në fakt në një dokument të Kombeve të Bashkuara dhe në disa publikime nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, thuhet se mercenarë rus të Wagner, kishin ekzekutuar civil pa gjyq, duke i masakruar me prerje kokash.
Deri sa mercenarët rusë të Wagner akuzohen për abuzime me të drejta e njeriut në vendin e varfër afrikan, filmi propagandistik rusë tenton ti paraqes instruktorë rusë si “heroj” të Republikës së Afrikës Qendrore.
“The Tourist” tregon historinë e një grupi këshilltarësh të rinj ushtarakë rusë të dërguar në CAR në prag të zgjedhjeve presidenciale. Pas një rebelimi të dhunshëm, ata kinse mbrojnë vendasit kundër grupeve të rebelëve vrasës.
Prigozhin është quajtur “Kuzhinieri i Putinit”, për bizneset e tij të ushqimit që organizojnë darka për elitën e Kremlinit. Ai ka fituar famë për përfshirjen e tij të raportuar në avancimin e interesave të Putinit jashtë vendit, veçanërisht në Ukrainë, Siri dhe shtete e Afrikës.

Rusia rriti mbështetjen e saj në fund të vitit të kaluar për të ndihmuar presidentin diktatorial të Republikës së Afrikës Qendrore. Javën e kaluar CAR njoftoi Këshillin e Sigurimit të KB se kishte ndërmend të mirëpriste 600 instruktorë të rinj rusë.
OJQ të shumta, si dhe vëzhgues të pavarur të Kombeve të Bashkuara, megjithatë, thonë se instruktorët janë në të vërtetë paramilitarë nga Grupi Ëagner, një grup mercenar sekret që besohet të kontrollohet nga Prigozhin.
“The Tourist” mbështetet nga një studio relativisht e panjohur me qendër në St.Petersburg e regjistruar nën markën “Paritet Film”. Të dhënat e regjistrit publik rus tregojnë se gruaja e Prigozhin, Lubov Prigozhina është pronare e një entiteti të veçantë që ishte regjistruar më parë me emrin “Paritet” në Shën Petersburg.
Sipas një prej burimeve të Meduza-s që ka punuar në film, Prigozhin shpenzoi rreth 150,000 dollarë në film për të përmirësuar reputacionin e Wagner.







