‘Yalla Habibi’ thotë Luana në këngën e re (VIDEO)

Luana Vjollca publikon këngën e shumë pritur me Faydee. Kënga është tipike verore me shumë ritëm.

Pas afër një javë paralajmërime këngëtarja minuta më parë në kanalin e saj zyrtar në Youtube ka lansuar bashkëpunimin e radhës që titullohet ‘Yalla Habibi’.

Luana po e gjen veten në duete, pas ati me Danin ‘Sonte’ dhe ‘Moj Bjondinë Me Sytë e Zi’ ky është bashkëpunimi i tretë brenda dy muajve.

loading…