Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën ku do të votohet në shqyrtim të dytë Projektligji për buxhetin e vendit për vitin 2019.
Pos buxhetit në pako është propozuar të votohen edhe tri projektligjet qw janw: Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zyrtarët publik, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pagat në sektorin publik,
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, në fjalimin e tij para deputetëve tha se shpreson që kjo pako të kalon.
“Ju ftoj të aprovoni amendamentet e Komisionit Parlamentar të tre ligjeve ,pasi që ligjet kanë në qëllim që të kemi administratë më të zhvilluar dhe më efikase”, tha Yagcilar.







