Xhuli acarohet, e pyet Brunon – “A po të dukem eskortë e Dubait?

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Bruno i ka dalë goxha në krah Vedatit, derisa nuk iu ka ikur përplasjeve të shumta me Xhulin gjatë ditës së sotme.

Madje, mbrojtja e Brunos e ka acaruar aq shumë Xhulin, teksa kjo e fundit i ka bërë me ton të lartë të zërit disa pyetje konkurrentit nga Shqipëria.

“Stresi më ka kërkuar falje për goditjen në të pasme. Vedati se ka bërë, prandaj mendoj që është dyfytyrësh. A po të dukem eskortë e Dubait?”, i ka thënë pos tjerash Xhuli, Brunos.