Xhamia

Xhamia po, por cili model?

Komuniteti mysliman në Kosovë ka kohë që kërkon ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë.

Sipas Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), nevoja për një xhami të madhe në Pristhinë është shumë e madhe, raporton Ballkani.info.

Gjatë ditës së xhuma besohet që mijëra qytetarë falen – shpesh imazhe nga hapësira publike shihen duke u falur në rrugë, për këtë çështje komuniteti mysliman po kërkon xhami në qendër të Prishtinës.

Është diskutuar shumë për lokalicionin ku do të ndërtohet xhamia e madhe në Prishtinë. Lokalicioni që u përcaktua nga Komuna e Prishtinë ishte afër PTK-së.

Ndërtimi i xhamisë ende nuk ka filluar, porqë fondet po sigurohen. Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) thotë se qytetarët po kontribojnë në këtë drejtim – disa zëra deklarojnë se presidenti i Turqisë, Erdogan do ta financoj ndërtimin xhaminë së Madhe në Prishtinë

Modeli që po insistohet nga BIK-ut, është modeli tradicional i xhamive. Disa pretendohet që stile të tilla janë pasime të traditës osmane. Por, xhamitë e tilla janë shumicë në Kosovë dhe një xhami me model modern nuk dihet sa do të përshtatej me urbanizmin e lagjes ku do të ndërtohet.

Një model tjetër xhamie është propozuar që dallon nga xhamitë e tjera tradicionale. Ky model u përkrah nga ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu.

Myftiu i Kosovës, Naim Ternava në një paraqitje televizive, dje deklaroi se xhamia e modelit jo-tradicional ka shumë shtylla dhe krijon pak hapësirë për t’u falur besimtarët.

Madje, Ternava tha se nëse kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i jep leje mund të ndërtohen dy xhamitë – duke aluduar në atë që përfundimisht modeli i xhamisë së madhe që pritet do të ndërtohet do ta ketë stilin traditcional.

Disa modele të xhamive moderne janë prezantuar, njëri prej më të propozuarit është ky.

Temat fetare në Kosovë janë shoqëruar me debat të madh. Botëkuptimet e ndryshme shpesh kanë kaluar në agresivitet verbal – duke e bërë temën për fenë dhe mbi fenë si tepër të prezantuar në opinionin publik. /Ballkani.info/