“Xhaka dhe Gjimshiti vën bast për mua”, moderatorja shqiptare tregon prapaskenat e takimit me yjet e futbollit

Feride Kuqi është moderatorja shqiptare që së fundi ka folur për herë të parë për prapaskenat e takimit me Taulant Xhakën vite më parë.

Moderatorja ka treguar se mes tyre nuk ka pasur asgjë dhe gjithashtu ka zbuluar arsyen se pse Xhaka postoi foton me të dhe më pas e fshiu.

Ajo ishte e ftuar në “A-Politik” u shpreh se kur futbollistët e kombëtares ishin kthyer në Tiranë për të festuar përballjen me Serbinë, teksa në një nga club-et e natës në Tiranë u kishte rënë në sy ajo.

Moderatorja shqiptare tregoi se iu afrua yjeve të kombëtares asokohe për t’i komplimentuar për ndeshjen.

“Shkova bashkë me mikeshat e mia nga Miss Shqipëria për të bërë një foto me çunat e për t’i uruar për suksesin e tyre me Serbinë. Pasi bëra foto me Taulant Xhakën, Gjimshiti u hodh dhe vuri në provë kolegun e tij Xhaka, duke vënë bast me njeri-tjetrin nëse Taulant Xhaka do e postonte apo jo foton në Instagram-in e tij. Për të vërtetuar që s’ka asgjë në mes, Xhaka e postoi dhe më pas e fshiu”, u shpreh Feridja duke shtuar se kjo gjë nuk i shpëtoi portaleve për lajmin e qarkulluar disa vite më parë, se mes tyre nuk kishte asgjë përveç se një foto e momentit.

Kujtojmë se Taulant Xhaka është i martuar dhe baba i një djali teksa së shpejti do bëhet baba për herë të dytë, dhe Berat Gjimshiti është i martuar dhe ka një djalë.