“X5” diss për Getinjon: Melinda tregon të vërtetën

Nga shumë kush projekti i ri i reperes është konsideruar një ‘diss’ për reperin.

Pas publikimit të këngës ‘X5’ bashkëpunim mes Melindës dhe Gjikos, publiku për shkak të disa vargjeve kishin konsideruar si një diss për Getinjon.

Dhe pas hovit të madh që ky lajm mori, reperja tani ka dalë me një postim sqarues ku tregon të vërtetën që përmban kjo këngë, e që dallon nga ajo që thuhet.

Melinda tregon se kënga nuk është përkushtim për askënd, ajo thotë respekt për çdo kënd dhe iu dëshiron suksese kolegëve.

Kujtojmë se vetëm për 24 orë kënga arriti më shumë se një milion klikime, dhe po pëlqehet jashtë mase.