Windows 10 merr përditësimin e dytë madhor për 2019

Microsoft ka nisur dërgimin e Përditësimit të Nëntorit 2019 për të gjitha pajisjet Windows 10. Zakonisht përditësime madhore sjellin veçori të reja por ky i fundit është më tepër një “Service Pack”.

Kjo do të thotë se shumica e ndryshimeve janë në sfond dhe një përdorues i zakonshëm nuk ka për ti vënë re sepse janë destinuar për rritjen e stabilitetit, performancën e shumë të tjera.

Por nuk është e thënë se asgjë nuk ka ndryshuar. Dallimet më të mëdha janë në eksperiencën e njoftimeve në Windows. Përditësimi i Nëntori ka një buton për menaxhimin e njoftimeve në Qendrës e Aksionit (Action Center) i cili ju dërgon tek një hapësirë ku mund të përshtatni njoftimet.

Gjithashtu mjafton të vendosni kursorin mbi një njoftim dhe të klikoni Settings për të heshtur përgjithnjë disa lloje njoftimesh nga një aplikacion i caktuar.

Ndryshime janë aplikuar edhe në Menunë Start dhe Taskbar. Tashmë mund të mbani kursorin mbi menunë hamburger të Menusë Start pa qenë nevoja ta klikoni ndërsa nga Taskbari mund të shtoni event në kalendar.

Microsoft ka përmirësuar funksionalitetin e kërkimit në File Explorer dhe përdor të njëjtin motor të Menusë Start ku mund të gjeni skedarë në PC madje edhe në OneDrive.

Përditësimi i Nëntorit 2019 ka filluar të dërgohet por ju mund ta merrni menjëherë duke shkuar në Settings > Update & Security > Windows Update.

loading…