Werder Bremen mposht Wolfsburg, Rashica rezervë
Werder Bremen i Milot Rashicës e ka mposhtur sonte Wolfsburgun me rezultat 2-0.
Një gol i shënuar në pjesën e parë dhe një në pjesën e dytë, i kanë mjaftuar Bremenit që të sigurojë fitore.
Tani Bremen është në pozitën e dytë në renditjen tabelare në Bundesligë me 14 pikë, 14 pikë ka edhe Borussia Dortmund që është lider. Të kujtojmë se Rashica nuk u aktivizua për asnjë minutë në këtë përballje.