Wanda pozon pa pantallona, gati e zhveshur për Mauro Icardin e saj (FOTO)

Gruaja dhe menaxherja e kapitenit të Interit, Mauro Icardi, ka pozuar me veshje intime dhe e ka ndarë gjithçka me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Reagimi i këtyre të fundit është lehtësisht i parashikueshëm. Një “goditje e nxehtë” vjen rishtas nga Instagrami i saj.

Wanda Nara shfaqet pa pantallona dhe me fanellat e “9” zikaltër si dëshmi në sfond. Gruaja e Icardit shpesh pozon me mbathje për të nxjerrë në pah trupin e saj me të vërtetë bombastik. Nuk ishte përjashtim edhe në këtë rast e rrethanë. Një dedikim për sulmuesin argjentinas, ndoshta…, që po “agjëron” me golin.

Më herët, Wanda Nara iu përgjigj interesimit mbi rinovimin e burrit të saj me zikaltrit: “Spalletti nuk e kishte me mua, unë nuk kam thënë asgjë, thjesht kam takuar klubin, kur më kërkuan takim, por folëm për gjëra të tjera. Do doja që Mauro të ishte më i mbrojtur nga skuadra, sepse ka momente kur dalin gjëra të këqija nga brenda. Prioriteti është Interi dhe nuk kam telefonuar kurrë për të kërkuar rinovimin”.