FOTO provokuese/ Wanda Nara mbulon gjoksin vetëm me çarçaf, gruaja e Icardit

Gruaja e Mauro Icardit, shpesh herë poston në rrjetet sociale foto që menjëherë tërheqin vëmendjen e të gjithë fansave të saj.

E kështu ka ndodhur teksa nëna e 5 fëmijëve ka postuar në “Instagram” një pozë nga shtrati. Wanda Nara shfaqet shumë joshëse në fotografinë e fundit duke na treguar portretin e saj dhe fizikun joshës.

Nga pasqyra duket se ajo është mbuluar me një çarçaf të bardhë, por ndjekësit kanë kapur një tjetër detaj. Në reflektimin e dritares, bukuroshja shihej nga prapa e zhveshur, teksa po tentonte ta mbulonte gjoksin.