Lëvizja Vetëvendosje po i telefonon qytetarët për t’i ftuar në tubime elektorale.

Diçka e tillë ka ngjarë edhe në Pejë, ku u bëhet thirrje për të shkuar nesër në tubim.

“Albin Kurti në ora gjashtë në Korzë. A mundesh me ardhë?” thotë telefonuesi në videon e siguruar nga Klankosova.tv.

Madje gjatë bisedës, telefonuesi flet edhe për tubimin tjetër, që me autobusë të organizuar të nisen nga Peja në Prishtinë.

““Është edhe pasnesër, 4:30 me autobusa për Prishtinë, kush do me shku?”