VV e Podujevës: Shoferi i kandidatit të LDK-së po bën presion ndaj votuesve VIDEO

Dega e Vetëvendosjes në Podujevë po akuzon shoferin e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Nexhmi Rudari se po bën presion mbi votuesit.

Nëpërmjet një reagimi nga Vetëvendosja e Podujevës thuhet se Bekim Rudari që është shoferi i kandidati të LDK-së gjatë tërë kohës po qëndron brenda qendrës së votimit.

Për këtë është publikuar dhe një video.

Vetëvnedosje u ka bërë thirrje organeve të rendit që të marrin masa ndëshkuese ndaj Bekim Rudarit dhe kujtdo tjeër që qëllim ka manipulimin e procesit zgjedhor.

Reagimi i Vetëvendosjes në Podujevë:

Shoferi i Nexhmi Rudarit bën presion mbi votuesit

Në shkollën “Shaban Shala”, Bekim Rudari, shoferi i kandidatit të LDK-së, Nexhmi Rudari, gjatë tërë kohës po qëndron brenda qendrës së votimit dhe bën presion ndaj votuesve.

Ftojmë organet e rendit që të marrin masa ndëshkuese ndaj këtij personi dhe kujtdo tjetër që për qëllim ka manipulimin e procesit zgjedhor.