Vushtrria triumfon në barazh, siguron Play-offin për Superligë

Vushtrria do të jetë në finale të Play-off-it për t’u inkuadruar në elitën e futbollit kosovar.

Skuadra vushtrriase ka triumfuar përmes penalltive pasi koha e rregullt dhe dy herë nga 15 minuta shtesë nuk solli fitues.

Pas 120 minutave lojë ndeshja  përfundoi me rezultat 1:1, çka u desh penalltitë të përcaktojnë fituesin ku më me fat ishte Vushtrria (4:3), derisa figura tragjike ishte Viktor Kuka që dështoi nga pika e bardhë.

Liria e pret në finale skuadrën e Superligës ku në barazh rrezikojnë të mbesin, Malisheva, Dukagjini, Prishtina e Drenica ku nesër i zhvillojnë ndeshjet e fundit të BKT Superligës.