Arrestohet një i mitur në Vushtrri, pasi ka sulmuar fizikisht babanë e tij.
Këtij të fundit i është ofruar tretman mjekësor, derisa i mituri është dërguar në mbajtje.
“Vushtrri 21.12.2023 – 19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, pasi që kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
VIDEO BONUS: Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave







