Vuçiqi i telefonon Merkelit: Më ndihmoni

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një bisedë telefonike me kancelaren e Gjermanisë, Anglea Merkel, ka thënë se për tejkalimin e ngecjes në dialogun me Kosovën është e domosdoshme heqja e taksës së saj ndaj mallrave të Serbisë.

Vuçiq, siç përcjell b92, në bisedë me kancelaren Merkel, ka thënë se “Serbia është e gatshme për të vazhduar dialogun me Kosovën me ndërmjetësim të BE-së me qëllim të gjetjes së një kompromisi.

Ai, megjithatë, për rinisjen e negociatave ka thënë se Kosova duhet ta heqë taksën e vënë ndaj mallrave të Serbisë, transmeton Koha.net.

Vuçiq në fund e ka lutur Merkelin që ta ndihmojë në, siç ka thënë ai, “vazhdimin e qarkullimit të lirë të mallrave dhe të tregtisë”.