Vuçiq: Todosijeviq e tha të vërtetën për Reçakun

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i ka dalë në mbrojtje, Kryetarin të Zvecanit, Ivan Todosijeviq për deklaratën se Maskra e Reçakut ka qenë trillim i shqiptarëve.

Vuçiq është shprehur se Todosijeviq është dënuar me dy vjet burgim për shprehje të mendimit të lirë, raporton Tanjug.

“Një serb nga veriu i Kosovës, Ivan Todosijeviq, është dënuar vetëm pse ka thënë të vërtetën – të vërtetën për gjithçka që ka ngjarë dhe për qytetarët e Serbisë”, ka thënë Vuçiq.