Vuçiq: Shqiptarët ishin të ashpër sonte…

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas përfundimit të darkës zyrtare në Berlin, ka thënë se takimi i radhës do të mbahet në fillim të korrikut në Paris.

“Këtu kemi shkëmbyer atë që ishte e fshehur”, ka thënë ai.

“Na ka befasuar ashpërësia me të cilën kanë folur shqiptarët nga Kosova, veçanërisht ajo që kanë kanë folur për Republikën Serbe, për atë që ka folur edhe Zvizdiq”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë lëvizje të re nga takimi i sotëm, dhe se një takim tjetër do të mbahet më 1 korrik, më ftesë të Macronit.

“Fjala e fundit e këtij samiti ishte që të vazhdojnë bisedimet në një format të ngushtë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për të vazhduar dialogun”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur asgjë përfundimtare dhe se për asgjë nuk është votuar.

Vuçiq ka falënderuar Merkelin dhe Macronin, duke thënë se ata ishin shumë racional, serioz dhe të përgjegjshëm.

Në fund, ai ka thënë se Serbia nuk kishte kushte përpos që taksa të hiqet.