Vuçiq përmes instagramit: Duhet të luftojmë për popullin tonë

Aleksandër Vuçiq ka publikuar një video në profilin e tij në instagram ku mundohet ta paraqesë si të fortë e energjike protestën e serbëve në Jarinje e Bërnjak.

Ai shkroi se gjithçka që kanë, e kanë duke luftuar.

Vuçiq tha se Serbia është me popullin e Jarinjës e Bërnjakut, përderisa banorë të këtyre zonave janë deklaruar se po detyrohen nga aparaturat e tij që të lënë punën dhe të dalin në protestë.

“Gjithçka që kemi, gjithë përparimin që kemi bërë, e kemi sepse luftuam, sepse treguam se kemi energji, dije dhe besim në vete. Faleminderit popullit për mbështetjen në këto ditë të vështira, faleminderit njerëzve tanë në Jarinjë e Bërnjak, Serbia është me ju!”, ka shkruar ai në instagram.