Vuçiq për NYT: Kosova, pengesë për Serbinë

Në disa pjesë të shkëputura nga intervista e presidentit serb Alexander Vuçiq që dha për gazetën prestigjoze amerikane The Washington Post këtë verë, ai ka theksuar se Serbia ka qëllim të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian në një të ardhme të afërt, por çështja e Kosovës ka ngadalësuar rrugëtimin e tyre.

“Nëse sot do të bëhej referendum në Serbi, shumica e qytetarëve do të votonin pro antarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, kjo dëshmon qëllimin tonë. Por pastaj vjen çështja e Kosovës dhe këtu nuk na pëlqen politika evropiane që ushtrohet ndaj shtetit tonë dhe e njëjta gjë ndodh edhe me SHBA-të. I vetmi shtet që ka lobuar për ne dhe na ka ndihmuar drejt antarësimit në Bashkimin Evropian deri më tani është Rusia”, ka thënë Vuçiq.

Në pyetjen e gazetarit se si është e mundur që Serbia të ketë raporte të ngushta me Rusinë, por në anën tjetër synon antarësim në Bashkim Evropian, Vuçiq ka thënë se kjo do të ndikonte për një të ardhme më të mirë të qytetarëve serb, transmeton ballkani.info.

“Antarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian do të ndihmonte shtetin tonë në aspekte të ndryshme, si në luftimin e korrupsionit dhe mbizotërimin e ligjit. Rusia në anën tjetër na ka përkrahur që nga lufta e fundit, pas bombardimeve të NATO-s ishte shteti i vetëm që përdori veton në Këshillin e Sigurimit për mos pranimin e Kosovës si shtet i pavarur, por asnjëherë nuk ka ndërhyrë në raportet e Serbisë me shtetet evropiane”, ka thënë Vuçiq. (Ballkani)