Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas bisedës me kancelaren gjermane, Angela Merkel, ka deklaruar se edhe sot ka mësuar shumë nga ajo.
Ai me Merkelin është takuar në Davos të Zvicrës.
“Më së shumti kemi folur për Kosovën, integrimet evropiane të Serbisë… Biseda nuk është e thjeshtë, pasi që, ne në Serbi e kemi një pikëpamje tjetër të zgjidhjes së atij problemi, vendet që e kanë njohur Kosovë kanë qëndrim tjetër. Merkeli, me duket, e vlerëson dhe respekton dëshiron tonë që të bisedojmë dhe të arrijmë kompromis”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.
Vuçiq ka shtuar se ky ka qenë takim shumë i rendësishëm me Merkel dhe se janë pajtuar që sa më shpesh ta informojë kancelaren për çështje të rëndësishme.
“Kam marrë ftesë që sërish ta vizitojë Berlinin. Edhe sot kam mësuar shumë nga zonja Merkel, kjo nuk është për deklarata të tilla të shkurtra. Nga ajo kam mësuar dhe sot e kam dëgjuar tezën e përseritur se kompromisi është diçka që çon në reziltate të mira dhe se njerëzit duhet të bëjnë kompromise, e jo që ta përulin ose shkatërrojnë kundërshtarin. A do ta kuptojmë ne në Serbi atë apo jo, kjo është gjë tjetër”, ka thënë ai. /Ballkani.info/







