Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se zyrtarit amerikan, Matheë Palmer sot në Beograd i ka thënë gjëra që përfaqësuesit e mëhershëm politikë serbë nuk u kanë thënë zyrtarëve amerikanë.
“Sot keni mund ta shihni, dhe se si dua të jem i ndershëm ndaj vetës, të paktën për shkak të një imtësirë keni mundur keni mundur të jeni krenar me udhëheqësinë tuaj… Kam thënë gjëra të cilat askush nga përfaqësuesit tanë asnjëherë në fytyrë nuk ia ka thënë zyrtarëve amerikanë”, ka thënë Vtë cilat askush nga përfaqësuesit tanë asnjëherë në fytyrë nuk ia ka thënë zyrtarëve amerikanë”, ka thënë Vuçiq sonte në konferencë për media, transmeton Ballkani.info.
Ai ka shtuar se Palmerin e ka ballafaquar me pjesën nga Kushtetuta e Kosovës e “cila përjashton mundësinë e formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe të cilën Prishtina pa problem e ka anashkaluar”.
“Nuk mendoj se kam qenë aq shumë i guximshëm, kemi folur hapur, e kam pyetur për gjithçka, edhe ai mua me ka pyetur, këto bisedime nuk janë gjithmonë të lehta”, ka thënë ai.
Ai është përgjigjur edhe në pyetjen se a e ka pyetur Palmerin se a ka obligime Kosova në mënyrë që të vazhdohet dialogu dhe cila do të ishte marrëveshja që do ta kënaqte edhe Serbinë.
“Natyrisht, që ia kam thënë. As për mua, e as për atë këto nuk janë bisedime të lehta. Por, a duhet ta mashtrojmë popullin dhe të kukasim për këtë? Unë kam kandiduar për pozitën për të cilën e kam ditur se nuk është lehtë”, ka thënë Vuçiq.
Tutje ai ka thënë se njerëzit dëshirojnë të harrojnë se nëpër çka ka kaluar Serbia sa i përket Kosovës qysh nga viti 2004.
“Kanë heshtur në Beograd, nuk kanë bërë asgjë, kanë heshur edhe kur janë rrënuar edhe kur janë djegur kishat”, ka thënë ai, duke shtuar se ata që kanë qeverisur më parë me Serbinë kanë heshur edhe kur Kosova e ka shpallur pavarësinë.
“Vendimi më i vështirë është marrë në vitin 2011, kur në pyetjen tonë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë iu dha legjitimitet shqiptarë për shpalljen e pavarësisë”, ka thënë ai. /Ballkani.info/







