Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohet nesër me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Siç njoftojnë nga zyra e Presidentit serb, takimi do të fillojë në orën 10:00 në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit serb, transmeton Ballkani.info.
Lajçak ka njoftuar sot se pas vizitës në Prishtinë, do të vizitojë edhe Beogradin, për të përgatitur takimin e radhës “në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve” mes dy vendeve. /Ballkani.info/







