Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar në Helsinki se ka marrë nga kabineti i kancelares Angela Merkel ftesë për takim bileteral të dielën në Paris.
Ai ka thënë se një kërkesë e tillë i është dërguar nga kabineti i kancelares gjermane, shkruan ‘tanjug’,.
“Ne kemi marrë një kërkesë nga zyra e kancelares Merkel, se ajo dështiron një takim bilateral me mua në mëngjesin e të dielës, gjë që flet për rëndësinë e Serbisë. Njerëzit duhet të jenë krenar dhe të kënaqur”, ka thënë Vuçiq në një konferencë për media.
Në këtë takim thuhet se çështje kryesore e diskutimit do të jetë dialogu Kosovë-Serbi.
Vuçiq në këtë konferencë për media ka folur edhe për vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vendosjen e një takse prej 10 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja.
Ai ka thënë se do të kërkojë nga BE që të zbatohet marrëveshja e CEFTA-s.







