Vuçiq: Jam krenar që po e delegjitimoj shtetësinë e Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se është krenar që delegjitimon shtetësinë e Kosovës, e që siç tha ai do të vazhdojë ta bëjë edhe në të ardhmen.

Sipas tij, deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti tregojnë se autoritetet kosovare kurrë nuk kanë qenë të interesuar për dialog.

“Kam frikë se atij i pëlqen të flasë më shumë me veten e tij. Lërini të bëjnë çfarë të duan dhe munden, ata thjesht tregojnë se kurrë nuk dëshironin një dialog”, theksoi ai, raporton B92.

Vuçiq se ai është krenar për pjesën e raportit të Parlamentit Evropian për Serbinë, i cili “shpreh shqetësim në lidhje me fushatat me qëllim të delegjitimimit të shtetësisë së Kosovës”.

“Ata shkruajnë se ka shqetësime në lidhje me fushatat në mënyrë që të delegjitimohet shtetësia e Kosovës. Unë jam krenar për faktin që po delegjitimoj shtetësinë e Kosovës. Unë do të vazhdoj ta bëj atë”, shtoi kreu i shtetit serb