Vuçiq i ankohet Grenellit për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka vazhduar me ankesa lidhur me dëmet që i ka shkaktuar shtetit të tij vendosja e taksës nga Kosova.

Në takimin me diplomatin Richard Grenell, Vuçiq është ankuar për dëme që shkojnë deri në 435 milionë euro.

“Më shumë se 1 milion euro në baza ditore. Kompanitë tona ushqimore janë dëbuar nga tregu I Kosovës”, ka thënë Vuçiq.

Këto fjalë të Vuçiq vijnë pikërisht në temën që Grenell është i qartë dhe theksoi edhe në Kosovë se kjo taksë duhet të hiqet për t’i hapur rrugë dialogut.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ritheksoi mbrëmë se taksa s’mund të hiqet derisa Serbia ta njohë shtetin kosovar. Madje, ai theksoi se nuk dëshiron që ta heqë taksën “për t’ia fituar zgjedhjet Vuçiqit”.