Ushtria

Vuçiq: Haradinaj ka të drejt

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk është i lumtur për shkak të deklaratës së ambasadorit amerikan në Kosovë se formimi i Ushtrisë së Kosovës është hap pozitiv.

Ai ka thënë se është edhe i vetëdijshëm se nuk është reale që Serbia t’ia ndryshojë mendimin Amerikës, për të cilën pavarësia e Kosovës është gjë e kryer.

Pas hapjes së fabrikës në Kragujev, Vuçiq ka thënë se gjithmonë ka folur se shqiptarët asgjë nuk bëjnë vetë, por prapa të gjithave qëndron Amerika, transmeton Ballkani.info.

“Vetëm se këtë jo gjithmonë duhet ta themi hapur. Ata kanë edhe aleat tjerë në Evropë dhe për këtë ne duhet të orientohemi në fabrika dhe në të ardhmen. E ne që ushtarakisht ta mundim Amerikën… Jo, ju lutem. Njëherë kemi tentuar, por nuk kemi pasur sukses”, ka thënë ai.

Duke komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, se Amerika do të jetë në anën e Kosovës nëse ndodh ndonjë përplasje me Ushtrinë e Serbisë, Vuçiq ka thënë se Haradinaj ka të drejt dhe ai pret që SHBA-të të jenë në anën e Kosovës, pa marrë parasysh çfarë bën Prishtina dhe çfarë marrëveshjesh shkelë.

“Është momenti i fundit që ne të pajtohemi se SHBA-të e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe se këtu mbyllet ky tregim. Nuk është reale që Serbia të pret që t’ia ndryshojë mendimin Amerikës. Ne jemi mbështetur për muri”, ka thënë ai. /Ballkani.info/