Vuçiq bisedon me Dodikun, tema – Kosova

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka biseduar me kryetarin e entitetit serb në Bosnje dhe Hercegovinë të quajtur Republika Serbe, Millorad Dodik mbi iniciativat perëndimore në lidhje me Kosovën.

“Kemi biseduar për çështje kyçe për Serbinë dhe Republikën Serbe, si dhe për situatën e gjithmbarshme në “krahinën tonë jugore”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka shtuar se muajt e ardhshëm do të vizitojë disa vende në Republikën Serbe.

“Sidomos komunat e varfra, për të cilat Serbia do të përgatitë ndihmë domethënëse financiare dhe përkrahje për projekte të infrastrukturës”, ka pretenduar Vuçiq.