Në fshatin Kuzhnin-Has të Prizrenit në rrugë një person është gjetur pa shenja jete.

Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës këtë rast e ka klasifikuar si ‘Vrasje’, transmeton Indeksonline.

I njëjti ishte dërguar në emergjencë, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se ai është pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion