Vritet një 30-vjeçar në Ferizaj

Një person ka mbetur i vdekur në orët e para të së shtunës në Ferizaj si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me armë zjarri ndaj tij nga një person tjetër, ka bërë të ditur Policia e Ferizajt.

Sipas njoftimit, rreth orës 00:53, policia është informuar se në rrugën “Rexhep Bislimi” ka pasur të shtëna me armë zjarri.

“Nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30-vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30-vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se me të arritur në vendin e ngjarjes, është hasur në të dyshuarin me armë në dorë, i cili ua ka drejtuar atë edhe zyrtarëve policorë.