Vrasje në Zllakuqan të Klinës

Një person është vrarë pasditen e së premtes në Zllakuqan të Klinës.

Një person është vrarë në fshatin Zllakuqan të komunës së Klinës të premten rreth orës 18:20.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

“Rreth orës 18:20 minuta policia është njoftuar për një plagosje në Zllakuqan të Klinës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal në Pejë, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, ka thënë ai.

Gashi ka bërë të ditur se njësitet kompetente të Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes. I dyshuari është në kërkim.