Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.
Sipas njoftimit nga Policia, një burrë ka pësuar lëndime të rënda në këmbë pasi gjatë një përleshjeje është goditur me mjet të mprehtë nga një i dyshuar.
“VRASJE NË TENTATIVË/ Prishtinë / 20.05.2024 – 20:31. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda në këmbë pasi gjatë një përleshje është goditur me mjet të mprehtë, nga i dyshuari kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.
Viktima sipas mjekëve pas një intervenimi kirurgjik është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.







