Podujevë

Vrasje në tentativë në Podujevë

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore në rrethana të panjohura, dhe i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës për t’u trajtuar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Podujevë, të shtunën e 27 janarit.

Në raportin e policisë, rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë thuhet se një veturë është sekuestruar që dyshohet që është e përfshirë në rast.

“Viktima mashkull kosovar dyshohet se në rrethana ende të pa njohura ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK, ku është duke u trajtuar. Një veturë është sekuestruar që dyshohet që është e përfshirë në rast”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.

VIDEO BONUS: Kurti barazon në ndeshjen kundër kryetarit të Federatës së Shahut të Kosovës