Vrasje në tentativë në Podujevë, një person dërgohet me lëndime të rënda në QKUK

Një person është dërguar me lëndime të rënda trupore në QKUK, pasi dje është sulmuar fizikisht nga një person i cili ndodhet në arrati.

Rastin policia e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”, ndërsa njoftojnë se janë duke e hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË /Podujevë , 02.08.2021 – 04:30. Është raportuar se  viktima mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKUK ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante policore.