Vrasja në Drenas: Të gjithë dorëzohen në polici, mes tyre edhe një i mitur

Me 22 gusht në fshatin Nekoc të Drenasit ka ndodhur një vrasje e rëndë, ku si pasojë i vdekur ka mbetur Qamil Demiri. I dyshuari kryesor për këtë krim është Leutrim Syla, i cili dje gjatë ditës është vetëdorëzar në polici pas dias ditësh në arrati.

Leotrim Syla, i cili është djali i të dënuarit për rastin ‘Bllaca 2’, Shaban Sylës, ka vrarë Qamil Demirin 50 vjeçar. Viktima Qamil Demiri është qëlluar me automatik AK-47 dhe më pas nga plagët marra edhe ka vdekur, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe babai i tij.

Në ngjarjen tragjike ishin të përfshirë 7 persona, ndërsa Policia ka njoftuar 4 të dyshuarit, përfshirë edhe dorasin, janë dorëzuar në Polici. Nga të dyshuarit që u janë dorëzuar organeve të sigurisë është edhe një i mitur.

I vrari Qamil Demiri

Lidhur me rastin, më 26.08.2020 janë dorëzuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë (njëri i mitur), të cilët edhe kanë dorëzuar armën  e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

I dyshuari kryesor për këtë vrasje, Leutrim Syla, në një letër ka shkruar se nuk ka pasur qëllim ta vras dhe as ta lëndojë askënd.

Ai është djali i të dënuarit në rastin “Bllaca 2”, Shaban Sylës, i cili nga burgi i Dubravës kishte siguruar se djemtë e tij do të dorëzoheshin në Polici.

Leutrim Syla, i dyshuari kryesor për vrasjen

Ndërsa gjatë dorëzimit në polici Leutrim Syla, ka lënë edhe një letër ku thotë se nuk kishte qëllim të vriste askëndë.

Kjo është letra e tij:

Unë Leotrim Syla me sinqeritetin më të madh iu shpreh ngushëllime familjes Demirim nuk kam dashur që kjo tragjedhi të ndodh kisha pas dëshirë tani për tani une dhe familja ime të ishin në vendin e tyre se sa që janë ata në atë vend.

Me sinqeritetin më të madh iu them se të ndjerin , Qamil, bashkëluftëtarin e babait tim nuk kam dashur ta vras dhe as ta lëndoj atë dhe askënd tjetër në asnjë lloj mënyr.

Unë këtë letër po ua drejtoj mediave dhe dhe personave që më njohin mua që unë nuk kam dashur asnjëherë të jem vrasës, dhe të gjithë ata që më njohin e dinë se kjo është e vërteta.

Ngjarja sipas burimeve filloi me një fjalosje, ku gjatë kësaj kohe njëri nga të dyshuarit ka gjuajtur me kallashnikov në drejtim të viktimës, i cili pas plagëve të marra ka humbur jetën.