Nazlie Bala nga Ministria e Drejtësisë, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se është momenti i fundit të bëhemi bashkë në veprime sepse sipas saj, nuk kemi jetë njerëzish për të humbur.

“Humbja e çdo e qytetari është dhimbja e madhe. Ne kemi qenë të shokuar ndaj kësaj vrasje makabre… Vrasja e Liridonës është shkak i femicidit, prandaj dhuna e gjinorizuar ndaj vajzave dhe grave dhe femicidi nuk janë incidente të izoluara apo simptoma të problemeve psikologjike”, ka thënë Balaj.

Balaj ka thënë se vrasja e Liridona Ademajt nuk duhet të trajtohet në pretekstin e problemeve psikologjike.

“Fenomeni i dhunës ndaj vajzave dhe grave duhet të trajtojmë nga simptomat e psikologjisë apo problemeve psikologjike, por duhet të trajtojmë nga shtypja, diskriminimi, pabarazia dhe mbi të gjitha ky armik i madh i vajzave dhe grave në Kosovë që shkakton ankth, pasiguri dhe frikë”, ka thënë Balaj.