Florent Azemi

Voton kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Veriut

Kandidati nga Partia Demokratike e Kosovëspër kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Florent Azemi, ka votuar këtë paradite në zgjedhjet për kryetar të kësaj Komune.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin sa më shumë në votime.

“Sapo votova në Lagjen e Boshnjakëve ku jetoj dhe veproj. Qytetarët duhet që sa më shumë të jetë  e mundur, ju bëj thirrje me dalë me votu. Procesi të ketë vlera demokratike dhe evropiane, kjo është më e rëndësishshmja. Deri tani nuk kam pasur diçka vërejtje, procesi po rrjedh mirë. Pritshmëritë e mia janë që ky proces të rrjedhë në mënyrë demokratike, ndërsa i presim rezultatet, pastaj flasim”, theksoi ai.

Sot po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe të Podujevës.