Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të zhvillojë vizitë në Kosovë të mërkurën.
Gjatë vizitës së saj, ajo pritet të takohet me presidenten, Vjosa Osmani, si dhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.
Vizitën treditore në rajon ajo e filloi të hënën në Tiranë, ndërsa do ta përfundojë të mërkurën në Shkup.







