Volkswagen po prezanton Golf 8

Në Wolfsburg është duke u prezantuar gjenerata e tetë e veturës më të popullarizuar në Evropë, Volkswagen Golf.

Raportohet se Golf 8 nuk do të dallojë shumë nga “shtatëshja”, derisa pjesa e pasme është ristilizuar e dritat besohet se do të kenë formë më të thepisur që i përshtatet shumë dritave të gjeneratës më të re të Volkswagen.

Megjithatë, ajo çfarë ka zgjuar më së shumti kureshtje është eksterieri që është ruajtur me fanatizëm, dhe adhuruesit e këtij modeli po presin me padurim të shohin se çfarë kanë “gatuar” në fabrikën e Volkswagen.

Sa i përket motorit, ende nuk ka të dhëna zyrtare, por pritet të ketë të ndryshëm si ai me 3 cilindra me 1.0 litra, me 4 cilindra 1.5 litra dhe 2.0 me benzinë dhe 1.5 litra me metan si dhe ata me 1.6 dhe 2.0 me naftë.

loading…