Vojvoda shënon golin e parë për Torinon

Torino ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Parmas në ndeshjen e fundit të javës së 34-të në Serie A.

Ishte futbollisti kosovar, Mërgim Vojvoda i cili realizoi golin në minutën e 63-të të ndeshjes.

Njëherit, ky është goli i parë i Vojvodës me fanellën e Torinos.

Me fitore eventuale sonte, Torino do të bënte hap të madh drejt sigurimit të mbijetesës.