VMRO proteston para Qeverisë së Maqedonisë

Protestues me parulla dhe flamuj të Maqedonisë kanë arritur para ndërtesës së Qeverisë në Shkup, ku edhe është paralajmëruar të përfundojë marshi protestues i VMRO-DPMNE-së i udhëhequr nga kryetari i saj Hristian Mickoski.

Kreu i VMRO-së nga protestat e javës së kaluar paralajmëroi se çdo të mërkurë VMRO-ja do të organizojë protesta deri në rrëzimin e qeverisë aktuale./AlsatM/