Vlora krenohet me Hashim Thaçin FOTO

Në ndeshjen e superliges shqiptare Flamurtari – Luftëtari në Vlorë, sot është parë edhe një afishe e pazakontë.

“Hashim Thaçi – Vlora krenohet me ty”, shkruhej në të. Në këto ditë është raportuar se presidenti Thaçi ka qëndruar në Vlorë.

Madje dje është raportuar se në rrethinën e saj ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin Edi Ramë.

Përkrahje ndaj Thaçit po vjen pas dorëzimit të aktakuzës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar gjoja për krime lufte, e cila ende nuk është konfirmuar nga Gjyqtari i Procedurës paraprake. Duket se publikimi i atij njoftimi kishte prapavijë politike, pasi që Thaçi ishte nisur me aeroplan për të shkuar në Uashington, ku tri ditë më pas pritej të mbahej takimi i dy delegacioneve në Shtëpinë e Bardhë, ai i Kosovës dhe Serbisë, si përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare në mes dy vendeve.