Vlora Dumoshi i jep vezë Albulena Haxhiut: Drejtoja kryeministrit Kurti

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, i ka dhënë vezë ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për ta gjuajtur kryeministrin Albin Kurti për nënshkrimin e marëveshjes për rrymë me Serbinë.

Këtë ajo tha se po e bën për të kujtuar se si Vetëvendosje e kishte kundërshtuar këtë marrëveshje që ishte nënshkruar nga Isa Mustafa në vitin 2015.

“Si po ju duket vetja sot? Unë s’po ju quaj tradhtar, sepse është fjalë e papërgjegjshme. As me vezë s’po ju gjuaj, por po ju pyes a turpëroheni? Albulena po te pyes edhe ty, sepse e ke pasë rolin me gjuajt vezë, po ta dhuroj një vezë e drejtoja kryeministrit tënd mashtrues, sepse tradhtarët e djeshëm dolëm sot faqebardhë”, tha Dumoshi.